A mund të ha lulelakër çdo ditë?
Po, veçanërisht nëse e kombinoni me mjaft proteina. Zakonisht është e shpeshtë në dimër, por lulelakra meriton të jetë vazhdimisht në menu, pasi dobitë e saj ushqyese lënë në hije ato të lakrës jeshile. Më e mira nga të gjitha? Është e pamundur të mbidozoheni me lulelakër edhe në qoftë se e konsumoni çdo ditë. Përmban shumë pak kalori dhe ka një efekt anti-inflamator - duke e bërë atë një zëvendësuese të shkëlqyer të karbohidrateve. 
 
Ju nuk jeni ju, kur jeni të uritur! Mit apo fakt?
Hulumtimi i fundit thotë: FAKT! Kur jeni me stomak bosh, ka më shumë të ngjarë të interpretoni situatat si negative, sepse të njëjtat simptoma që sinjalizojnë urinë (djersitje, gjëmim i zorrëve) sinjalizojnë gjithashtu nervozizëm. Zgjidhja: Para se të shpërtheni për shkak të komentit ose sjelljes së dikujt, numëroni deri në 10 dhe pyesni veten nëse do të ishit kaq nervozë nëse do të ishit të ngopur? Nëse jeni në punë, praktikoni të hani ushqime të pasura me proteina dhe fibra çdo 3 orë. A keni humbur një vakt? I njëjti kombinim do të stabilizojë trupin, por edhe mendjen në një kohë të shkurtër. 
 
Nëse fsheh ëmbëlsirat dhe ushqimet e imëta, a do të jem në gjendje t'u rezistoj atyre më lehtë?
Ka shumë të ngjarë që të keni sukses në këtë "fshehje"! Një studim nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut zbuloi se zgjedhja e mezeve (ushqimeve të imëta) kryesisht varet nga vendi ku vendosen në kuzhinë. Pjesëmarrësit në studim, dy herë më shumë zgjodhën mundësitë e shëndetshme si banane, portokall, kokoshka kur qëndronin pranë çokolatës, biskotave dhe patate të skuqura. Është koha për një ndryshim, apo jo? 


 
A është e mundur që unë të bëhem person i mëngjesit?
Dhe ndërsa ju ende rrotulloheni në shtrat duke u përpjekur me gjithë forcat të çoheni, shoku juaj tashmë ka hëngër mëngjes, ka bërë dush dhe u nisë për në punë. Mos e fajësoni veten, nuk varet nga ju, por nga gjenet që keni trashëguar në mënyrë të pafajshme. "Çdo njeri ka një kronotip të përcaktuar gjenetikisht," shpjegon Barbara Helm, një profesoreshë në Universitetin e Groningenit në Holandë. Kjo është përgjigjja shkencore për të gjithë konceptin e njohur si "lloj njeriu i mëngjesit" që varet nga ajo që quhet ritmi cirkadian. Midis orëve 23,7 dhe 24,7, ritmi përcakton se kur temperatura e trupit do të rritet para zgjimit, dhe kjo varet nga një numër faktorësh, të tilla si mosha dhe gjinia. Kjo shpjegon pse fëmijët e vegjël janë të zgjuar në 5 të mëngjesit, ndërsa adoleshentët nuk mund të zgjohen deri në mesditë, ndërsa shoku juaj është ndonjë lloj super heroi. Është e pamundur të ndryshosh kronotipin e trashëguar, por mund ta përmirësosh. Për shembull, drita ndikon kryesisht në orën e trupit. Mos flini me grila të lëshuara për t'u zgjuar më herët. Shkoni në shtrat më herët për tu zgjuar më herët. Magnezi do t'ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e gjumit dhe të pushoni vërtet për më pak orë.
 


A sjell qëndrimi pozitiv një ditë pozitive?
"Mendo pozitivisht" - këshilla që ne e themi lehtë, por nuk e zbatojmë. Dhe çfarë kur e dëgjojmë? Epo, së pari preferojmë të rrokullisim sytë, në vend që të përpiqemi seriozisht t'i kthejmë mendimet tona në plus. Por a do t'i vlente? Hulumtimi i botuar në The Journals Of Gerontology: Psychological Sciences" zbuloi: nëse e vetmja gjë që pret nga një ditë është që ajo ditë të jetë stresuese, padyshim që do të jesh më pak produktiv - pa marrë parasysh se çfarë rezulton të jetë në fund. Gjatë një periudhe dy javore, të anketuarit u përgjigjën pyetjeve në lidhje me nivelet e tyre të stresit dhe kryen detyra të kujtesës gjatë gjithë ditës. Studiuesit gjetën një lidhje midis prognozave të larta të stresit të dhëna nga subjektet dhe kujtesës së tyre të pakët gjatë ditës. Dhe kjo, nuk po flasim për pamundësinë për të kujtuar atë që ndodhi në episodin e fundit të serialit televiziv që po shikoni, por për kujtesën e dobët të punës që do t'ju sjellë rrëmujë në punë. Me fjalë të tjera: mendo pozitivisht për të vepruar në mënyrë produktive!
 
Dijeni këtë:
Duhet vetëm një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e muskujve që mezi i keni fituar. Nga ana tjetër, pushimi mendor pas punës, siç është shfletimi i një reviste ose shoqërimi me fëmijë, do t'ju ndihmojë të bëni gjumë pa ndonjë problem. 

"Ashtu si i keni mendimet ashtu e keni edhe jetën"nga Xhejms Alen

Ky libër frymëzues dhe sugjestiv synon të nxit njerëzit që ta zbulojnë dhe ta pranojnë të vërtetën se vetë ata e formësojnë vetveten, si rezultat i mendimeve që i zgjedhin dhe i zhvillojnë. Nëse njeriu i qëndron besnik pastërtisë së mendimeve të tij, gëzimi ose lumturia do ta ndjek si vetë hija e tij.
 
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

KOHA PËR MË TË DASHURIT TUAJ

Sillni një atmosferë pozitive në shtëpi përmes aktiviteteve që përfshijnë fëmijët.
 
 
1. Në Youtube kërkoni ndonjë nga videot të #thedadlab#, të cilat janë interesante dhe edukative, sidomos eksperimentet me ujë. Përfshini fëmijën tuaj në procesin e punës.
 
 
2.Nëse jeni në shëtitje me fëmijët ose nipërit tuaj, angazhoni të mbledhin gjethe të thata. Mundohuni që këto gjethe të jenë nga ndonjë lendinë e pastër ose thjesht pastroni ata. Përdorni listat për të prodhuar kafshë të ndryshme si në foto.
 
 
3.Mësoni të dashurit tuaj se punimet me dorë kanë vlerë të pa çmueshme, sidomos kur punohen me materiale natyrore.
Boçet janë një motiv i përkryerqë të punoni dekorime për festat e vitit të ri, apo?

 
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

SHIKONI FILMIN EMA

Nëse jeni adhurues të librave të Xhejn Ostin, me siguri do të jeni adhurues edhe të adaptimeve të tyre filmike. Këtë herë, regjisori Autumn de Wildedhe skenaristi Eleanor Catton, gjetën frymëzim në romanin e shkruara nga 1815, e cila mban emrin e njejtë Ema. Kjo është historia e Emës, zonjë e pasur, e qytetëruar, e re që pëlqen të fut hundët në jetën e dashurisë së miqve të saj. Edhe pse qëllimet e saj janë të sinqerta, pa dyshim ajo është egoiste. Por, egoiste për çka? Për dashurinë apo ndonjë gjë tjetër?
 
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

Harvalina kineze

Ato janë të pasura me vitamina kryesore (A dhe C), minerale (hekur dhe kalcium), aminoacide dhe proteina dhe shumë pak sheqer, gjë që i bën ato një meze të lehtë për njerëzit me diabet. 
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

Maca (Xhinsen peruan)

Rrënja, e njohur si maca, është një erëz e mirënjohur peruane që u jep një shije të hollë tokësore gjellave, dhe sot, në formë pluhuri, shumë e shtojnë atë në gojëmjaltë. Kjo rrënjë është e njohur më së miri për faktin që ka fuqi për të stimuluar epshin dhe për të zgjidhur problemet seksuale - te gratë në menopauzë dhe te burrat që përjetojnë mosfunksionim erektil ose infertilitet. Maca do t'ju mbush me energji dhe do t'ju bëjë më elastik gjatë ditëve stresuese dhe të vështira. Atletët mbështeten tek ajo kur kanë stërvitje të vështirë, dhe studentët kur duhet të mësojnë, sepse kjo përmirëson kujtesën. Si një burim i pasur i flavonoideve, ai ka një efekt pozitiv në humorin tonë. Maca stimulon antioksidantët natyrorë të trupit, të tilla si glutationin dhe superoksid dismutazën, të cilat janë kundërshtarë të shkëlqyeshëm të radikaleve të lira. Kjo është arsyeja pse maca (xhinsen) konsiderohet si një parandalim i shkëlqyeshëm i kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe rregullon me sukses shtypjen e gjakut. Rekomandohet veçanërisht për gratë në menopauzë dhe ato me vezore policistike, pasi ekuilibron nivelet e estrogjenit. 
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

BUKE BANANEJE ME BAJAME

Përbërësit e nevojshëm
2 banane
50 g mjaltë
1 lugë gjalpë bajameje
1 lugë gjelle vaj kokosi të shkrirë 
2 vezë
½ lugë kafeje me kanellë
120 g miell
½ lugë kafeje me sodë bikarbon
50 g bajame të grira

Përgatitja:
Nxehim furrën në 180 gradë dhe mbështjellim kallëpin për tortë (20 cm) me letër furre. Grini bananet në një enë të thellë, shtoni mjaltin, gjalpin e bajames, vajin e kokosit, vezët dhe përzijeni mirë. Shtoni gradualisht përbërësit e thatë, dhe në fund bajamet dhe formoni një brumë. Rregullojeni brumin në kallëp dhe piqni bukën për 25 minuta.
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

TOFU KROKANT ME ORIZ

Përbërësit e nevojshëm
200 g djathë të ngurtë tofu, të prerë në kube
120 g oriz kafe
4 krerë lakër kineze
Marinadë:
xhenxhefil i renduar (1 rreth më të trashë)
3 thelpinj hudhëre të shtypur
1 lugë gjelle mjaltë
3 lugë salcë soje
1 lugë gjelle vaj susami
1 lugë gjalpë
1 lugë çaji pluhur djegës

Përgatitja:
Kombinoni përbërësit e marinadës në një tas të thellë dhe vendosni tofun. Zieni orizin ngadal rreth 45 minuta. Ndërkohë, skuqni djathin tofu derisa të bëhet krokant, lëreni mënjanë dhe hidhni marinadën në tigan me 100 ml ujë. Sapo uji të vlojë, shtoni lakrën kineze dhe zieni për 2-3 minuta që të zbutet, pastaj ktheni tofun. Renditni orizin e zier në një pjatë dhe hidhni përzierjen sipër në tigan.
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

GOJËMJALTË ME GËSHTENJA

Përbërësit e nevojshëm
2 banane të ngrira
2 lugë supe me gjalpë gështenje
2 lugë supe qumësht (soje, orizi, bajameje)
4 kube akulli
gisht kanelle
Përbërësit dekorues: 
½ banane e grirë
100 g boronicë të ngrirë
40 g gjalpë gështenje
 
Përgatitja:
Blendoni ose grini përbërësit për gojëmjaltë. Derdhni përzierjen në një kavanoz dhe rregulloni frutat sipër. Në fund, hidhni sipër gjalpin e gështenjës. 
Marte, 01 Dhjetor 2020 00:00

TARTUF ÇOKOLATE ME BËRTHAMA

Përbërësit e nevojshëm

80 g arra (fëstëk, lajthi, arra)
125 g gjalpë kakao
100 g sheqer kokosi
100 g kakao 
Një gisht kripë
240 g gështenja të ziera paraprakisht
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
140 g fruta të thata (kajsi, kumbulla, fiq), të grira
lëvozhgë e rednuar e 1/2 protokalli

Përgatitja:
Nxehim furrën në 180 gradë. Vendosim arrat në letër pjekjeje dhe i pjekim për 6 deri në 8 minuta. Prisni ato pasi të jenë ftohur. Shkrini gjalpin, kakaon, sheqerin e kokosit dhe kripën me avull. Blendoni ose grini gështenjat së bashku me ekstraktin e vaniljes, hidhini në një enë në të cilën do të shtoni frutat e thata, lëvozhgën e portokallit dhe bërthamat. Hidhni sipër tyre glazurën e shkrirë të çokollatës dhe përzieji që të kombinohen përbërësit. Vendoseni përzierjen (brumin) në një kallëp (25 cm) dhe e lini në frigorifer për 4 orë. 
Faqja 4 di 53

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin