Сподели со пријателите

SMUTET – GOTË PLOTË ME SHËNDET!

 Popularizimi i të ashtuquajturit porcion në gotë ose SMUTE, sot ka marrë një hov shumë të madh. Me një porcion, i cili përgatitet shumë lehtë dhe reltivisht shpejt, mund të konsumon sasira të mjaftueshme të vitaminave, fibrave bimore si dhe përbërësve tjerë ushqyes të nevojshëm për shëndetin, kurse në të njejtën kohë të freskoheni me shijet të cilat ju ngjajnë ëmbëlsiave të vërteta.

Çka janë SMUTET?

Smuti (Smoothie) është pije e shëndetshme dhe freskuese i bërë nga pemët dhe perimet me shtimin e artikujve ushqimor tjerë të shëndetshëm. Kombinimet e ndryshme të cilat mund të përdoren gjatë përgatitjs së smuteve bëjnë këto shprisha të shkëlqyeshme, kurse për dikë mund të jetë porcion i plotë. Smuti, i përdorur si mes vakteve, gjatë kohë krijon ndjenjën e ngopjes dhe energjisë, e përshpejton metabolizmin dhe e përmirëson tretjen e ushqimit, kurse shumë antioksidanse nga perimet dhe pemët e nxisin procesin e detoksikimit në organizëm.

Pesë grupe të përbërësve:

  • Pemë dhe perime:
Këtu bëjnë pjesë grupi i ushqimeve që më së shumti kontribojnë në shijen, vlerat ushqyese dhe larminë e tyre. Rekomandohet që pemët dhe perimet të bëhen të paziera, kurse një pjesë e pemëve mund të përdoret edhe në gjendje të ngrirë (sidomos perime murrizë ose banane).
  • Frutat kokërra, farat dhe drithrat:
Këto ushqime përdoren për të fituar dendësin e duhur, por nga aspekti ushqyes ata janë mes kryesorëve, përgjegjës, për konsumin e proteineve, fibrave bimore të tretshme dhe jo të tretshme dhe yndyrërave të shëndetshme.
  • Erëzat:
Shërbejnë kryesisht për përmirësimin e shijes ose nëse është e nevojshme të ndihmohet dobia e disa materieve ushqyese. Përveç kësaj, vetë erëzat kanë shumë përbërës mjekues ose kurues. Ndër më të përdorurit i veçojmë: kanella, vanilën, xhenxhefilin, kurkumën, arrëza aromatike, speci, si dhe bimët për erëza si nane dhe borzilok.
  • Ëmbëlsuesit:
Siëmbëlsues mund të përdoren opsionet e shëndetshme si: hurma, mjalta, ose shurupi agavin dhe ai i panjës. Rekomandohet shmangia e sheqerit dhe ëmbëlsimi. artificial
  • Lëngjet:
Lëngu bazë dhe më shpesh i përdorur është uji. Sipas dëshirës mund të përdoren edhe shumë qumështe bimore si ai i sojës, tërshërës, kokosit dhe bajameve.
 

Përgatitet lehtë
Që të bëni një mut të përkryer, të nevojshme janë tri gjëra bazë – blender, artikuj ushqimor dhe kohë prej 3-10 minuta.

 
Të gjitha ushqimet që përdoren për përgatitje rekomandohet që të grihen në pjesë të vogla me madhësi prej 1 cm, të cilat pastaj në blender, për shkak të shpejtësisë, imtësohen dhe bashkohen, ku krijohet shkumë. Ena e blenderit asnjëherë nuk duhte të mbushen më shumë se sa 2/3. Dendësia përcaktohet me sasi të duhur të ujit.

Këshilla të dobishme

Përveç këtyre dobive, me rëndësi është të theksohet se madje edhe pas përgatitjes së smutit duhet të bëjmë kujdes që të respektohen disa regulla të caktuara, që të meritoj epitetin ushqim (porcion) i shëndetshëm:
  • Mos e teproni me sheqerin– disa pemë duhet të konsumohen në sasira të arsyeshme (psh., banane)
  • Konsumojeni ngadal– fyt pas fyti me kënaqësi, duke lajmëruar organizmin se bëhet fjalë për ushqim të vërtetë.
  • Shmangni ëmbëlsuesit artificial– shpesh mund të kenë përbërje artificiale.
  • Mos të jetë vetëm „ushqim me karbohidrate“– plotësoni me artikuj ushqimor të pasur me proteina dhe yndyrëra.
  • Mos shfrytëzoni vetëm pemë– sepse edhe perimet janë kyçe- sidomos ai i gjelbërt dhe лиснатиот.
  • Mos i grini (blendoni) shumë– mund të rezultoj me tempraturë të madhe, të cilat shkatrojnë përbërës të shumë ushqyes.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin