Сподели со пријателите

Sallatë me peshk ton dhe me avokado

Përbërësit e nevojshëm
1 avokado
1 kanoçe ton
2 lugë vaj ulliri
2 lugë lëng të limonit
3 qepë të reja 
50 g majdanoz të grirë
kripë dhe piper

Përgatitja:
Prisni avokadon në gjysmë, qërojeni dhe priteni në kube të vogla. Kullojeni tonin nga vaji në të cilin qëndronte dhe vendoseni në një tas të thellë sallate. Shtoni avokadon dhe qepën e prerë imët. Hidhni sipër vaj ulliri, lëng limoni dhe hidhni kripë dhe piper. Përziejini sallatën me duar, në mënyrë që avokado të zbutet dhe të thithë lëngjet. Për shije më të pasur mund të shtoni misër të zier dhe ullinj. 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin