Që në mbrëmje zhytni në ujë një gjysmë gote  rush të thatë, dhjetra fik të grirë të thatë, dhe poaq kajsia. Hiqeni nga uji në mëngjes, vendoseni në një blender, shtoni lëng  portokalli të shtrydhur, briosh të grirë sipas dëshirës dhe fjolla të grira të tërshërës. Ju duhet të fitoni një përzierje nga e cila mund të formoni topa. Mund t’i hani për mëngjes ose darkë, dhe ata do të jenë gjithashtu "shoqëruesit" tuaj besnikë në heqjen dorë nga pirja e duhanit. 
Përbërësit e nevojshëm
 
- Gjethet e lakrës së thartë,
-  3 kërcellë prasi,
- 400-500 gr. Shampinjone të freskëta,
- 1/2 filxhan (prej 200 ml) oriz
- 100 gr. Arra të grimcuara,
- pak kripë dhe piper të grirë, 
-  1 lugë piper i kuq,
- mbase mund të shtoni edhe pak dejgës sipas dëshirës,
-  1 lugë miell i butë
 
Përgatitja:
 
 Në vaj skuqet prasi i grirë imët. Ndarazi skuqen shampinjonet copëtuar imët dhe shtoni në prasin e skuqeur. Shtoni në të gjithë orizin, arrat dhe erëzat. Në një tenxhere më të thellë në fund, vendosni disa feta lakër të thartë. Mbi gjethet e lakrës vendosni nga përzierja e  prasit, shampinjoneve, orizit dhe arrave dhe  mbështjellen sarmat. Sarmat radhiten në tenxhere dhe mbulohen me disa gjethe lakr. Shtoni 1 lugë gjelle miell, pak vaj dhe 1 lugë gjelle piper të kuq në tiganin ku ishte skuqur prasi dhe përzijni.. Ngadalë shtoni ujë të ftohtë, tundet për të shmangur topthat dhe e lëmë të vlojë. Derdhni këtë lëng mbi sarmat dhe lëreni të ziejë në nxehtësi të ulët për rreth 1.5 orë. 
 Përbërësit 
500 gram mish viçi
3 karrota
1 qepë
1/2 rrënjë selino 
1 pastinak
1 gjeth dafine
piper, kripë dhe erëza
 
Përgatitja:
Vendosni mishin në ujë të nxehtë (opsionale). Njëzet minuta përpara zierjes shtojmë perimet. Kullojeni dhe vendoseni në një pjatë (uji ruhet për përgatitjen e salcës). Përveç kësaj, lulelakra, brokoli, lakra e brukselit, etj mund të përdoren si një pjatë anësore.
Përbërësit:
 
- 8 ftonj
-  6 lugë arra të grimcuara
-  2 lugë lajthi të copëtuara
-  4 lugë mjaltë
-  200 g sheqer
-  2 lugë sheqer vanilje
 
 
Përgatitja:
Shpëlajeni mirë ftonjët, preni në gjysmë dhe hiqni farat. Mbushni brendësinë me një përzierje arre, lajthi, sheqer dhe mjaltë. Në fund, shtoni sheqer vanilje. Piqeni në furrë për rreth 45 minuta në 200 gradë. Lëreni të ftohet dhe servoni.
 Përbërësit: 
-  1 marule, të prerë në feta
-  1 mollë, e prerë në rriskë
- lakër e vogël e kuqe, e prerë në shirita të vegjël
- gjysmë filxhan arra
- kaçkavall i tymosur, sasinë e shtoni sipas shijes suaj.

Salcë :
Përzieni pak uthull molle me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe thjesht spërkateni sallatën.

Përbërës
2 avokado 
1 trangull 
dhathë dhie(mundet edhe feta)
lëng nga limoni
krip, piper, vaj ulliri dhe uthull
nane
 
Përgatitja: 
Avokadon dhe trangullin i presim në katëror dhe përmbi shtojmë lëngun e limonit. Shtoni djathin, shtojmë erëza dhe e përzijejm mirë që të unifikohen përbërësit. 
 
Përbërësit:
250 g karota të renduara (mund të shtoni edhe pak lakër të renduar)
35 g trashegër(e freskët ose e thatë)
25 g arra të prera
lëng i freskët i kulluar nga limoni
gjysmë luge mjaltë
një lugë xhenxhefil të freskët ose të bluar
pak kripë
 
Përgatitja:
Përzijeni lëgun e limonit, xhenxhefilin, mjaltën, kanellën dhe shtoni karotat, lakrën dhe trashegrën. Të gjithë këtë përzijeni mirë dhe dekoroni me bajame të grira.

Kek me kajsia

Përbrërsit

5 vezë
320 g miell
180 g sheqer në pluhur
180 g gjalpë të shkrirë
70 g kos
1 aditivë për pjekje
20 kajsia
 
Përkrambëll (thërmia)
200 g miell
150 g gjalpë
150 g sheqer
80 g bajame të bluara
 
Përgatitja
Pastroni vezët dhe shtoni sheqerin ngadal, shtoni gjalpin dhe kosin, përzijeni mirë dhe shtoni miellin dhe aditivin për pjekje. Vendosni përzierjen në tigan. Kajsiat i pastrojmë dhe i presim në katërorë. Që ta përgatisni krambëllin, përzijeni miellin, gjalpin e renduar, sheqerin dhe bajamet. Mbi përzijerjen(brumin) radhisni kajsiat dhe në fund vendosni krambëllpër mbi. Piqen 35 minuta në 180shkallë. 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin