Përbërësit e nevojshëm
50 g gjalpë
3 prasë, të pastruar dhe të grirë
1 qepë të vogël 
2 lugë miell
1 l supe të zierë katrore
500 g bizele të konservuara ose të ngrira
kripë dhe piper
2-3 gjethe nenexhik të freskët
Përgatitja:
Shkrini gjalpin dhe shtoni qepën dhe prasin që të skuqen. Hidhni miellin, shtoni disa lugë supë dhe përziejini mirë në mënyrë që të mos ketë gunga. Shtoni katrorin e mbetur të supës, bizelen dhe nenexhikun. Mbulojeni tenxheren me një kapak dhe lëreni supën të ziejë për rreth 15 minuta ose derisa bizelet të zbuten. Hiqeni nenexhikun. Përziejini përmbajtjen e tenxhere dhe hidheni në një tas të pastër. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Shtoni pak qumësht nëse tekstura është shumë e trashë. 
Përbërësit e nevojshëm
3 lugë vaj ulliri
1 qepë, e grirë imët
3-4 thelpinj hudhre
4 gjethe sherbele të grira
2 speca djegës të thatë
200 g domate të vogla
100 g kërpudha
400 g shpageta ose makarona të tjera

Përgatitja:
Skuqni qepën, hudhrën dhe kërpudhat në vaj ulliri në nxehtësi të ulët derisa të zbuten dhe uji të avullojë. Shtoni sherbelën dhe djegësin dhe skuqini edhe për disa minuta. Qëroni dhe grini domatet dhe shtoni në tigan dhe rrisni zjarrin dhe gatuajini derisa masa të trashet. Zieni shpagetat dhe shtoni në salcë. Dijeni këtë: Hudhra, domatet, vaji i ullirit dhe djegësi së bashku zbërthejnë toksinat duke ulur rrezikun nga kanceri.
Përbërësit e nevojshëm
2 banane
50 g mjaltë
1 lugë gjalpë bajameje
1 lugë gjelle vaj kokosi të shkrirë 
2 vezë
½ lugë kafeje me kanellë
120 g miell
½ lugë kafeje me sodë bikarbon
50 g bajame të grira

Përgatitja:
Nxehim furrën në 180 gradë dhe mbështjellim kallëpin për tortë (20 cm) me letër furre. Grini bananet në një enë të thellë, shtoni mjaltin, gjalpin e bajames, vajin e kokosit, vezët dhe përzijeni mirë. Shtoni gradualisht përbërësit e thatë, dhe në fund bajamet dhe formoni një brumë. Rregullojeni brumin në kallëp dhe piqni bukën për 25 minuta.
Përbërësit e nevojshëm
200 g djathë të ngurtë tofu, të prerë në kube
120 g oriz kafe
4 krerë lakër kineze
Marinadë:
xhenxhefil i renduar (1 rreth më të trashë)
3 thelpinj hudhëre të shtypur
1 lugë gjelle mjaltë
3 lugë salcë soje
1 lugë gjelle vaj susami
1 lugë gjalpë
1 lugë çaji pluhur djegës

Përgatitja:
Kombinoni përbërësit e marinadës në një tas të thellë dhe vendosni tofun. Zieni orizin ngadal rreth 45 minuta. Ndërkohë, skuqni djathin tofu derisa të bëhet krokant, lëreni mënjanë dhe hidhni marinadën në tigan me 100 ml ujë. Sapo uji të vlojë, shtoni lakrën kineze dhe zieni për 2-3 minuta që të zbutet, pastaj ktheni tofun. Renditni orizin e zier në një pjatë dhe hidhni përzierjen sipër në tigan.
Përbërësit e nevojshëm
2 banane të ngrira
2 lugë supe me gjalpë gështenje
2 lugë supe qumësht (soje, orizi, bajameje)
4 kube akulli
gisht kanelle
Përbërësit dekorues: 
½ banane e grirë
100 g boronicë të ngrirë
40 g gjalpë gështenje
 
Përgatitja:
Blendoni ose grini përbërësit për gojëmjaltë. Derdhni përzierjen në një kavanoz dhe rregulloni frutat sipër. Në fund, hidhni sipër gjalpin e gështenjës. 
Përbërësit e nevojshëm

80 g arra (fëstëk, lajthi, arra)
125 g gjalpë kakao
100 g sheqer kokosi
100 g kakao 
Një gisht kripë
240 g gështenja të ziera paraprakisht
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
140 g fruta të thata (kajsi, kumbulla, fiq), të grira
lëvozhgë e rednuar e 1/2 protokalli

Përgatitja:
Nxehim furrën në 180 gradë. Vendosim arrat në letër pjekjeje dhe i pjekim për 6 deri në 8 minuta. Prisni ato pasi të jenë ftohur. Shkrini gjalpin, kakaon, sheqerin e kokosit dhe kripën me avull. Blendoni ose grini gështenjat së bashku me ekstraktin e vaniljes, hidhini në një enë në të cilën do të shtoni frutat e thata, lëvozhgën e portokallit dhe bërthamat. Hidhni sipër tyre glazurën e shkrirë të çokollatës dhe përzieji që të kombinohen përbërësit. Vendoseni përzierjen (brumin) në një kallëp (25 cm) dhe e lini në frigorifer për 4 orë. 
Përbërësit e nevojshëm
14 kore lazanje
2 kunguleshka më të mëdha
3 karota
20 ullinj
500 ml salcë domate
100 g kaçkavall
vaj ulliri
kripë, piper, borzilok të thatë
 
Përgatitja:
Prisni imët kungulleshkat dhe karotat dhe i skuqni në vaj ulliri. Sapo të ndryshojnë ngjyrën, shtoni ullinjtë e grirë më parë. Skuqni për 2-3 minuta të tjera, pastaj derdhni salcën e domates dhe dhe shtonin erëzat. Pasi salca të ziej, lëre mënjanë. Në ujë të nxehtë, vendosni koret e lazanjës për tu zbutur për 5 minuta. Në një enë të vogël qelqi ose tigan, vendosni dy kore pranë njëra-tjetrës dhe hidhni salcën mbi to, përsëritni procedurën duke vendosur kaçkavallin e renduar në rreshtin e 2-të dhe të 4-të. Mbaro me salcë dhe shirita kaçkavall. Piqni në 200 gradë për rreth 40 minuta. 
Përbërësit e nevojshëm
  • 250 g miell integral
  • 200 g miell të bardhë
  • 1 qese me tharm të thatë
  • 150 ml ujë të nxehtë
  • 50 ml vaj luledielli
  • 1½2 lugë kripë
  • Një gisht sheqer
  • 50 g susam

Për dekorim:
  • Mjaltë dhe ujë të nxehtë
  • 200 g përzierje susami, qimnon dhe fara liri

Përgatitja:
Shkrini tharmin në ujë të ngrohtë, shtoni përbërësit dhe llokoçis për aq kohë sa të jetë e mundur, pastaj filloni të ziej. Brumi nuk duhet të gufojë (vijë), por menjëherë e ndajmë në 10 topa nga të cilët do të formoni gjevrekë. Shton i mjaltin në ujin e ngrohtë me të cilin do të lyeni çdo gjevrek, dhe për mbi i lyejmë me farat e përziera. Piqni gjevrekët në një tepsi me letër në 200 gradë deri sa të skuqet.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin