Сподели со пријателите

ME FACETE DERI TE BUZËQESHJA SHUMË ESTETIKE

Stomatologjia moderne gjithmonë është në hap me jetën bashkëkohore. Mënyra e shpejtë e jetesës, komunikimi i përhershëm me njerëzit, nevoja për socializim, si dhe zhvillimi i teknologjisë (rrjetet sociale, komunikimi me internet, etj.) përcaktojnëkritere të larta estetike për secilin.
Një nga kriteret kryesore estetike është buzëqeshja e bukur. Për kërkesën që vazhdimisht rritet për korrigjime estetike, stomatologjia përgjigjet me teknika të reja dhe vazhdimisht më pak invazive korrigjuese. Një nga metodat më pak invazive dhe më të sukseshme për arritjen e buzëqeshjes estetike janë luspet estetike, gjegjësisht facetet.

Çka janë luspet ose facetetestetike?

Facetetjanë plotësime të holla proteinike të cilat ngjiten në pjesën e përparme të dhëmbëve me qëllim që të korrigjojnë estetikën e tyre (ndryshimi i formës dhe madhësis së dhëmbëve, ngjyrës së tyre, mbyllja e hapësirës mes dhëmbëve-diastemia, korrigjimi i defekteve në pozitën e tyre, etj.).Mund të bëhen nga porcelani ose nga materialet kopozite. Gjithsesi, facetet e porcelanit janë shumë më estetike nga ato kompozite dhe mundësojnë buzëqeshje të bukur natyrore estetike sa i përket ngjyrës, transparencës, strukturës dhe shkëlqimit që mund ta arrijnë.

A është e nevojshme që të gdhendendhëmbët kur të vendosen facetat?

Ekzistojnë dy metoda të përpunimit tëfaceteve, njëra metodë është me përgatitje paraprake të bartësve të dhëmbëve, kurse tjera është me riparim. Riparimi, gjegjësisht gdhendja e dhëmbit përfacetetështë minimale. Ata gdhendenpothuaj0,6 mm. Duke pasur parasyshë se zmaltika trashësi prej 1,5 deri2 mm, kjo don të thotë se riparimi i dhëmbëve është minimal dhe është në nivel të, ku shmangen lëndimet dentinetë dhëmbit tipike për gdhenjden

konvencionale të kurorat dhe urat. Në kufitë e saktë të riparuar të dhëmbit, vendosetfacetatqë ka funksionin e korrigjimit të defektit estetik. Në këtë mënyrë,facetatështë sikur e rritur me dhëmbin dhe ofron estetikë të lartë. Nëse dhëmbin nuk e riparojmë më herët, e mbrojmë tërë masën e dhëmbit, por rrezikojmë që të fitojmë dhëmbë që janë më masiv dhe më të rashë nga ato natyror dhe është e vështirë që të arrihet estetikë kulmore.

Si ngjiten facetatdhe a është e mundur të shqiten?

Përpunimi i laminateve dhe ngjitja e tyre ndoshta është puna më e rëndë dhe më precize në proteikë. Ngjtja patjetër të bëhet sipas disa rregullave të rrepta të prodhuesit të ngjitësit (cement), pas përpunimit paraprak të duhur kimik të faceteve dhe të dhëmbëve bartës. Gjithsesi, me rëndësi të madhe është përvoja dhe njoihuritë e stomatologut. Nëse nuk respektojmë rregullat për cementim dhe këtë nuk e bëjmë në mjedis plotësisht të thatë, që të krijohet lidhje kimike mes laminatit dhe bartësit të dhëmbit, atëherë rrezikojmë që të shqitet.

A ekzistojnë pasoja të padëshirueshme gjatë rehabilitimit protetik me facetet?

Pasojat më të shpeshta të padëshiruara gjatë rindërtimit estetik të buzëqeshjes me faceteështë ndjeshmëria e madhe e dhëmbëve bartës. Për shkakt ë përpunimit kimik në procesin e cementimit të faceteve, dhëmbët bëhen më të ndjeshëm ndaj ngacmimevetermike(ftohje/ngrohje ekstreme).Kjo ndjeshmëri e madhe mund të partaqitet edhe te dhëmbi te i cili përpunohet plombë kopozite, sepse përgatitja e dhëmbëve për ngjitjen e plombës është e ngjajshme me përgatitjen para cementimit të faceteve. Ky komplikim ka karakter të ndryshueshëm, kurse kohëzgjatja deri në zhdukjen e plotë të hipersensitivitetit është individuasle, nga disa ditë deri në disa muaj.

Sa është qëndrueshmëria e faceteve?

Kohëzgjata konkrete efacetevenuk mund të definohet. Sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi(OBSH), korrigjimet protetike kanë garancë pesë vjeçare, por qëndrueshmëria e tyre faktikisht është shumë më e gjatë.Thyerja e faceteveështë njëlloj e mundshme me thyerjen e një dhëmbi natyror gjatë ndonjë lëndimi. Nëse pacienti kujdeset për shëndetin në gojë, rregullisht shkon në kongroll dhe trajtim për mirëmbatje të qiellëzës, plotësimetprotetik do të ekzistojnë në gjendje të mirë një kohë shumë më të gjatë. Gjithsesi, ashtu si shfaqen puçrat në fytyrë ashtu shfaqen edhe ndryshimet në gojë.Ndryshimi më i shpesht është recesioni i qiellzës (tërheqja).Nëse kjo tërheqje rezulton me estetikë të dëmtuar atëherë është e nevojshme që facetettë zëvendësohen me reja, të përshtatshme me gjendjen e re. Zakonisht, këto ndryshime nuk e komprometojnë estetikën sepse facetetinkorporohen te dhëmbët dhe bëhen nga materiale shumë estetike, kështuqë ndërfaqa nga facetatdhe dhëmbit pothuaj nuk mund të vërehet

Cilat janë dobitë nga faceti estetik?

Mefacetetmund të bëni korrigjim estetik të dhëmbëve dhe të fitoni një buzëqeshje estetike për të cilën keni ëndëruar. Buzëqeshja estetike e gjallëron secilin dhe ju bën të dukeni të shëndoshë, më të lumtur dhe më të suksesshëm.Mefaceteti mbrojmë dhëmbët të cilët janë të gërryer dhe e pengojmë gërryerjen. e tyre të mëtutjeshme. Pacientët pas rehabilitimit proteitik me faceteshumë lehtë përshtaten me gjendjen e re sepse nuk kanë asnjë problem gjatë përtypjes dhe të fourit. Vendosja e facetevete dhëmbët që kanë plombëështë zgjidhje e përhershme, sepse facetetnuk çgjyrosen dhe nuk plaken si plombatqë duhet të ndryshohen çdo disa vjet. Nëse kujdeseni mirë për dhëmbët, qëndrueshmëria e tyre është si qëndrueshmëria e dhëmbëve natyror.Facetet jo vetëm që duken natyror por pacientët i ndjejnë si natyror, sepse një pjesë goxha e mirë e bartësve ruhen.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin