Сподели со пријателите

Amvise pa të meta

Të gjithë dëshirojnë të kenë shtëpi të pastra, por disa duan t'i kenë krejtësisht të pastra. Këta të fundit janë të tmerruar nga njolla më e vogël në shtëpi ose veshje. Për ta, ne veçuam truket më pak të njohura. 
 
Tavolina pa gjurmë kafeje
A keni vijë unazore të errët në tryezë,  aty ku qëndronte filxhani i kafesë? Ngjyrosja është për shkak të lagështisë që ndodh kur derdhet filxhani i nxehtë dhe bie në kontakt me sipërfaqen e ftohtë prej druri. Bëni një përzierje 50/50 sodë buke dhe kripë - hidhni përzierjen mbi vijën unazore dhe shtrydhni pak lëng limoni sipër. Fërkojeni direkt me gjysmën e limonit derisa njolla të zhduket. 
 
Gjurmët e makiazhit në rroba
Në njollë, vendosni një detergjent të lëngshëm ose pastrues të posaçëm të njollave, pastaj zhyteni në ujin më të nxehtë që materiali mund të përballojë (tregohet në etiketë). Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të tretni dyllin dhe vajin që përmbahen në buzëkuq ose pluhur.
 
Njollë me verë të kuqe
Mbuloni njollën me kripë për të thithur verën që nuk është kredhur në material. Prisni 10 min. kështu shkundeni. Vendoseni copën e rrobës në ujë të ftohtë dhe fërkojeni butësisht njollën.
 
Antiperspirant i ngurtësuar
Antiperspirantët thjeshtë çimentojnë materialin nën sqetulla, kështu që spërkatni me uthull të bardhë, lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas kridhni njollën në ujë të nxehtë (aq sa mund të rezistojë materiali) duke përdorur një detergjent me fuqi zbardhuese.
 
Shportë mbeturinash kundërmuese
Vendosni 1 lugë sodë buke në kovën e mbeturinave dhe hidhni disa pika detergjent për larjen e enëve. Së pari, fërkoni përbërësit me një furçë, pastaj vazhdoni të fërkoni me gjysmë limoni ose portokalli. 
 
Gypa të bllokuara
Hidhni gjysmë filxhani sodë buke në tub ose lavaman, pastaj gjysmë filxhani kripë dhe në fund gjysmë filxhani uthull. Lërini përbërësit të veprojnë për 15 deri në 20 minuta, pastaj lini ujin e nxehtë të rrjedhë për rreth 1 minutë. dhe 1 min. ujë të ftohtë. 
 
Mikrovalë me erë të çuditshme
Në një kavanoz qelqi (i cili mban 4 gota ujë) vendosni 1 gotë ujë, një fetë limoni dhe disa gjethe mente. Ndizni mikrovalën në temperaturë të lartë derisa uji të vlojë për rreth 2 deri në 3 minuta. Lëreni ujin të qëndrojë me derën e mbyllur për të paktën 15 minuta. Hapeni, pastaj pastrojeni.  

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin