Secili aktivitet fizik, sidomos notimi, e përmirëson shëndetin, dhe me këtë e vazhdon jetëgjatësin e njeriut.
Notimi është sport bazik, të cilin duhet ta zbatoj secili person. Me rëndësi të veçantë është që këtë aktivitet ta zbatojnë fëmijët nga mosha 5 deri 15 vjeçare.
 
Përse është kështu?
Shkenctarisht është dëshmuar se notimi është sport i parë me të cilin fëmijët duhet të takohen në moshën 5 vjeçare,dhe më të vjetër. Ky sport realizohet në ujë, mjedis i cili tashmë është i njohur për fëmijën qysh nga mitra e nënës. Ekzistojnë disa arsye kritike përse secili fëmij duhet të dij të notoj.
 
Notimi si aktivitet fizik:
 
1.       Ka ndikim pozitiv mbi sistemin kardiovaskular.
2.       Përmirëson punën e motorit lokomotor.
3.       Përvetson motorikën e fëmijëve.
4.       Në të njejtën kohë i aktivizon të gjithë muskujt e trupit të njeriut.
5.       Mundëson socializimin e fëmijëve.
6.       I bën fëmijët të ndjehen të sigurt në ujë.
7.       Pasi t’i përvetsojnë teknikat notuese,fëmijët do të mund  të kujdesen vet në ujë.
8.       I çliron prindërit nga frika se do të ndodh diçka e pakëndshme me fëmijën e tyre në ujë.
9.       I relakson dhe i çliron fmijët nga çdo stres i mundur.
10.      Nuk ka faktor për lëndime në ujë.
11.      Fëmija i cili din të notoj, mund të shpëton fëmij tjetër i cili është duke u fundosur dhe nuk din të notoj.
12.      Uji i bën fëmijët të lumtur dhe ju zgjon emocione të hareshme.
 
Dobitë nga notimi janë të shumta,por ka edhe ca gjëra të cilat prindërti nuk duhet t’i zbatojnë te fëmijët e tyre në ujë:
 
1.       Mos luani rolin e stërvitësit dhe mos e detyroni fëmijët që të notojnë.
2.       Mos i shtyni fëmijët me dhunë në ujë.
3.       Mos ja fundos kokën nën ujë, nëse ai nuk e dëshiron këtë.
4.       Mos e traumatizoni fëmijën me fëmij tjerë të cilët tashmë din të notojnë.
 
 
Por bëni të kundërtën:

1.       Regjistroni fëmijën në shkollën më të afërt për notim ku do t’i përvetson dhe i meson teknikat e notimit.
2.       Lejoni që fëmija fillimisht të prek ujin, të përshtatet me temepraturën, dhe pastaj të hyj me tërë trupin.
3.       Kini durim nëse ai refuzon të hyj në ujë.
4.       Kini durim nëse fëmija friksohet dhe nuk dëshiron të hyj në ujë.
5.       Gjeni ndonjë mënyrë të duhur se si ta detyroni fëmijën ta don ujin, kjo don të thotë me anë të lojës, me top,me vozë, me muskuj, me lojra të ndryshme plastike dhe gomë në ujë. Shumë është me rëndësi mënyra pedagogjike e të rriturit në këtë moment, sepse në të kundërtën mund të arrihet efekt i padëshirueshëm, kurse kjo nënkupton që fëmija të fitoj traum, të gëlltis ujë, etj. dhe asnjëherë më të mos dëshiron të hyj në ujë.

Andaj rekomandohet që fëmijët t’i udhëzojmë te personat profesional, profesor ose stërvitës për notim,i cili ka përvojë me punën me fëmij dhe i cili mund të zbaton metodologjin e stëvitjes së teknikave të notimit.
Ky process i përvetsimit të shprehive të reja mund të zgjat edhe disa muaj. Kjo te secili fëmij është ndryshe, sepse është procedure rrepëtësisht individuale. Disa fëmij mësojnë më shpejtë, kurse disa të tjerë më ngadal.
 
Por kjo nuk don të thotë se fëmija nuk do të mësoj notimin, e kundërta, fëmijët realtivisht shpejtë i përvetsojnë teknikat e notimit, krahësuar me të rriturit. Shumë është më lehtë të mësosh një fëmij të notoj, se sa një njeri të rritur.
Kur fëmija t’i përvetsoj teknikat e notimit, ata nguliten në sistemin nervor qendror dhe bëhen lëvizje të automatizuara. Andaj, mundemi përjtësisht të zbatojmë notimin si pjesë integrale e përditshmëris sonë. Notimi, përgjithsi sporti, paraqet mënyrën e jetës dhe kujdes për shëndetin tonë. 


Prof. d-r Natasha Meçkovska
 
Ushtrimi mesatar prej pesëmbëdhjetë minutash çdo ditë mund të vazhdoj jetën për tre vite. Për këtë qëllim ju rekomandojmë ushtrimet e d-r Tilden.
 
Nëse në mëngjes keni pak kohë, filloni ditën me ushtrime të lehta të cilat do t’ju zgjojnë tërë trupin tuaj, do të përshpejtojnë punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.Stërvitja do t’ju nxeh dhe do t’ju çliron  nga stresi, kurse lëvizja ose aktivitet i mëngjsit ka ndikim pozitiv mbi nyjet dhe muskujt. Mjafton të ndani vetëm 15 minuta për të qenë më të shëndoshë, më rezistues, më të fortë dhe më të knaqur, kurse ekspertët pohojnë se kështu do të jetoni më gjatë.
 
Ushtrimi no.1
Sa t’ju del gjumi dhe përderisa akoma jeni në shtrat, filloni me zgjatjen e muskujve të këmbëve në këtë mënyrë:Së pari shtrini gishtrijt e këmbës aq sa mundeni, pastaj i kapim thembrat dhe në të njejtën kohë zgjatim të gjithë muskujt e këmbës. Lirohuni plotësisht. Prisni që muskujt të lirohen plotësisht, pastaj e përsërisim ushtrimin e njejtë pesë herë.
 
Ushtrimi no.2
Pas zgjatjes ose tendosjes së këmbëve vazhdoni me duart. Hapim duart aq sa mundemi kështu që do të zgjasim muskuj afër krahëve. Mbledhim gishtat dhe hapim pëllëmbën e dorës, me të cilën do të zgjasim muskujt afër krahëve.Sërish përsërisim këtë ushtrim pesë herë.
 
Ushtrimi no.3
Akoma jeni në shtrat. Mbështjelleni jastëkun dhe vendosni atë nën kurriz, dhe shtrihuni mbi të.Pastaj vendosni gishtat nën kokë, kur koka do të mbështet mbi duart tuaja. Rrotulloni kokën sa të mundeni në të djathtë, majtë, lartë, poshtë  dhe përreth.
 
Ushtrimi no.4
Pastaj vendosni jastëkun nën këllket dhe lëvizni këmbët sikur drejtoni një biçikletë. Drejtoni këmbët dhe filloni t’i bashkoni dhe ndani, gjegjësisht sikur gërshërët kur kalojnë mbi njëra tjetrën.
 
Ushtrimi no.5
Duke qendruar shtruar shtrëngoni stomakun ashtu sikur i shtrëngoni muskujt aq sa mundeni dhe në të njejtën kohë fërkoni (sikur jeni duke mjelur) muskujt me dy duar. Ky ushtrim është shumë i mirë kundërkapsllëkut, sëmundje e cilla paraqiter shpes te një numrë i madh i njerëzve.Ndërkohë ky ushtrim mirë vepron mbi fshikëzën e ndezur urinaredhe prostat e hapur.
 
Ushtrimi no.6
Uluni mbi shtrat dhe lëvizni kokën aq sa mundeni në të djathtë, pastaj në të majtë shtrembëroni kokën në atë mënyrë ku veshi do të vij afër njërit krah, pastja afër krahut tjetër. Këto lëvizje të kokës dhe qafës janë të nevojshme për përmirësimin e qarkullimit në  qafë ku kalojnë shumë nerva dhe enë të gjakut. Ky ushtrim shumë ndikon shqisat (dëgjimin, nuhatjen, shijen) dhe nëse funksioni i tyrë është dëmtuart,fillon të përmirësohet.
 
Ushtrimi no.7
Uluni buzë shtratit dhe lëvizni trupin në të majtë aq sa mundeni, pastaj në të djathtë aq sa mundeni. Pastaj lëvizni përpara dhe mbrapa. Me këtë fortësohet shtylla kurizore dhe prëforcohen nervat  të cilat kalojnë ka pejsa e poshtme e  trupit.
 
Për ta përjetuar dobinë nga këto ushtrime ushtroni këtë dy herë në ditë, kur të zgjoheni dhe para se të fleni. Filloni ushtrimet menjëherë  dhe vazhdoni me këmbëngulje!

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin