Сподели со пријателите

Kur godet uria

Zëvendësuesit modernë dhe të shëndetshëm për patatet e skuqura janë frutat e thata. Por sa e sigurt është kjo delikatesë e ëmbël?
 
Ashtu si fruti i freskët edhe ai i dehidratuar përmban vitamina që veprojnë si antioksidantë. Por për shkak të mungesës së ujit, përbërja është shumë më e përqendruar. Këtu nënkuptojmë fibrat bimore, të cilat, pa marrë parasysh sa të mira janë, mund të shkaktojë fryrje dhe ngërçe barku. Frutat e thata gjithashtu përmbajnë më shumë sheqer, që do të thotë më shumë kalori. Edhe frutat e thata jo të ëmbla përmbajnë sheqerëra që janë të vështirë për t’u përpunuar në sasira të mëdha. Sulfatet ( konservans i zakonshëm) mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe diarre. Nëse i hani në mënyra të moderuar, frutat e thata sigurisht që do t'ju shkëpusin nga mezet më pak ushqyese. Për të mos e ngrënë tërë qesen, blini nga ato me djegës.  
 
Kafshata të matura...
... që frutat e thata të mos shqetësojnë stomakun

PINI UJË
Si katalizatorë për tretje, fibrat do t'ju çojnë në tualet për shumë shkurt kohë. Por nëse jeni të dehidratuar, ato do të thithin çdo lëng në trupin tuaj. Rezultati? Kapsllëk. 

DEFINONI RACIONET
Ndani frutat në kuti të ndryshme, me nga dy pjesë frutash të mëdha (kajsi, pjeshkë, mollë) dhe dy lugë supe me fruta të vegjël (mjedër, manaferra, qershigla). Qesen dërgojeni në kuzhinë.

KONSUMONI PROTEINA
Kur kombinoni mezen tuaj të preferuar me proteina ose ndonjë burim yndyre, si fruta me bërthamë ose kos grek, me siguri do të kënaqni shqisat, kështu që ka më pak të ngjarë ta teproni me opsionet e sheqerit.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin